Zaev: Të festojmë me përgjegjësi

Maqedonia

Zaev: Të festojmë me përgjegjësi

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Zaev Zoran

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u dërgoi sot një video-mesazh qytetarëve që t’i festojnë festat e ardhshme me përgjegjësi.

Zaev apelon për të mbështetur të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, duke shprehur mirënjohje të veçantë për mjekët dhe gjithë stafin mjekësor dhe ndihmësit në spitale, policët, armatën, inspektorët dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj krize, duke i quajtur me këtë rast heronj.

“Ky vit që kalon do të kujtohet për krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, në vendin tonë dhe në më botë. Ishte dhe është akoma shumë e vështirë. Por ne të gjithë jemi të angazhuar – secili prej nesh është i shqetësuar dhe kontribuon me ndihmë dhe mbështetje sepse ka të bëjë me shëndetin tonë, shëndetin e njerëzve të dashur dhe shëndetin publik. Por në këtë luftë, JU, mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe ndihmësit në spitale jeni në linjën e parë. Të gjithë JU, në muajt e kaluar, jeni në vijën e parë të luftës kundër virusit të rrezikshëm – ju mbroni shëndetin tonë, që do të thotë se rrezikoni tuajin, për hir të të gjithë neve. JU, pjesëtarët e policisë, armata dhe të gjithë të tjerët të angazhuar gjatë kësaj krize jeni në vijën e frontit, jeni heronjtë tanë. Faleminderit për gjithë sakrificën dhe guximin”, thotë Zaev në fjalimin e tij.

Unë ju bëj thirrje, shton ai, të shprehni mbështetjen dhe respektin e madh për mjekët, infermierët, policinë dhe armatëm, me sjelljen më të përgjegjshme dhe me respektim të plotë të masave në periudhën në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat