Shërohen 511 dhe humbin jetën 18 persona nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Shërohen 511 dhe humbin jetën 18 persona nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Krahas rasteve të reja, në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë të shëruar se sa raste të reja.

Sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 511 pacientë të shëruar, dhe 18 pacientë të vdekur.

Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi, tre nga Shtipi, një nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi, një nga Manastri, një nga Ohri, një nga Kavadari, dy nga Gostivari, një nga Strumica, një nga Kriva Pallanka dhe dy nga Kërçova.

Numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 81.721, ku prej tyre 59.231 janë shëruar dhe 2.445 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.045 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat