Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin me të cilin kemi ulje të shitjes me pakicë të çmimeve të derivative të naftës në përqindje prej 0,28 % në lidhje me vendimin е datës 21.12.2020.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS95 dhe EUROSUPER BS98 edhe çmimet
e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-E V), domethënë ato mbeten në nivelin të njejtë.

Çmimet e shitjes me pakicë Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) ulet për 0,50 denarë/litër.

Ulje për 0,136 % kemi edhe te çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU.

Nga data 29.12.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 60,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 62,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 53,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 52,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 28,701 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 0,386 %, te nafta për 0,765 %%, te vaji ekstra i lehtë kemi ulje në përqindje prej 0,646 % dhe te mazuti ulja është 0,348%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat