Për Vitin e Ri, hotelet në Ohër dhe Strugë do të jenë të zbrazëta

Maqedonia

Për Vitin e Ri, hotelet në Ohër dhe Strugë do të jenë të zbrazëta

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Rreth 10% e hoteleve në Strugë dhe Ohër do të mbushen për Vitin e Ri. Mysafirët do të jenë vendas dhe vetëm në dy objekte do të ketë grupe të organizuara nga Ukraina. Pjesa tjetër e ambienteve është e zbrazët kurse disa hotele i mbyllën objektet deri në pranverë.

Interesimi për festat e Vitit të Ri për momentin është tejet i dobët. Kemi ndonjë kërkesë aty- këtu, por thjesht pyesin për informacione dhe për ofertat. Rezervim specifik askush ende nuk merr guximin të bëjë. Ne ofrojmë ekskluzivisht shërbim për akomodim, pasi sipas masës së re, restorantet për mysafirët me akomodim janë të hapura deri në orën 21:00. Pas orës 21:00, restoranti duhet të mbyllet dhe secili duhet të gjej zgjidhje vet – deklaroi Igor Ivanov, menaxher hoteli në Ohër.

Situata me hotelet në Strugë është e njëjtë si në Ohër. Por, në rrugët dhe në tregun e qytetit ka më shumë lëvizje, për shkak të mbërritjes së mërgimtarëve. Numri i tyre është rreth 40 % më i ulët se dimrin e kaluar. Por, për gastronomët kjo nuk do të thotë asgjë, sepse orari i punës së objekte është deri në orën 18:00.

Për shkak të mbërritjes së mërgimtarëve dhe banorëve të tjerë që jetojnë jashtë Strugës, frekuenca e lëvizjes në vendet publike është rritur. Kjo rrit rrezikun e virusit, kështu që, si komunë do të dëshironim t’u bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë masat e mbrojtjes. Bankat që aktualisht po përballen me më shumë rrëmuja, duhet t’i forcojnë shërbimet e tyre dhe t’u përmbahen protokolleve – thonë nga Komuna e Strugës.

Erhan Papraniku thotë se hoteli i tyre do të jetë bosh për Vitin e Ri, sepse nuk ka rezervime.

Për dallim nga hotelet, apartamentet private në Ohër janë kryesisht të mbushura. Gastronomët besojnë se shteti duhet të kishte vazhduar afatin e fundit për përdorimin e vauçerëve gjatë pushimeve të fundvitit. Nga më shumë se 100,000 kupona, janë përdorur rreth 61,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat