Balkan Talks | Këshilltari i Zaevit, Edmond Ademi: Ngërçin me Bullgarinë e tejkalojmë gjatë presidencës portugeze e BE-së

Maqedonia

Balkan Talks | Këshilltari i Zaevit, Edmond Ademi: Ngërçin me Bullgarinë e tejkalojmë gjatë presidencës portugeze e BE-së

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Edmond Ademi

Viti 2020 ka pasur ngjarje të shumta në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Disa nga zhvillimet kryesore ishin pozitive, por pati edhe zhvillime të tjera të cilat frenuan ecurinë e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ishte fokusi i emisionit Balkan Talks dhe për këtë foli këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev për Çështjet e Politikës së Jashtme, zoti Edmond Ademi.

Ky vit ka pasur shumë gjëra pozitive për Maqedoninë e Veriut, por dhe negative sigurisht. Zoti Ademi në fillim të intervistës tregon se si ka qenë 2020-ta për të.

“Viti 2020 ishte një vit i cili filloi me të gjitha atë që prisnim antarësimi në NATO dhe pastaj hapja e negociatve. Këtë vit për fat të keq do e mbajmë mend për shkak të pandemisë covid-19, i cili ka krijuar një krizë globale. Kështu që anash pandemisë mendoj se viti 2020 edhe për mua personalisht ishte një vit i suksesshëm,” – rrëfen zoti Ademi.

Një nga problemet që ka pasur gjithmonë Maqedonia e Veriut ka qenë konflikti ndër etnik mes maqedonasve dhe shqiptarëve, i cili vitet e fundit nuk është më. Zoti Ademi tregon se një nga arsyet ka qenë politika që ka ndjekur qeveria gjatë periudhës 2017-2020.

“Koalicioni qeveritar edhe në periudhën 2017-2020 bëri një lëvizje të madhe drejt stabilitetit të brendshëm ekonomik edhe ndëretnik, ku në tre vitet e kaluar nuk është dëgjuar për tensione ndëretnike,” – tregon për Balkan Talks zoti Ademi.

Pavarësisht gjithë këtyre arritjeve të mëdha gjatë këtij viti ka pasur edhe diçka që pengoi anëtarësimin në BE dhe është ngërçi me Bullgarinë. Një pretendim i Bullgarisë është se ka pasur zhgënjim që marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk po plotësohet nga Maqedonia e Veriut, por zoti Ademi nuk është dakord me këtë.

“Unë do thoja se marrëveshja është në implementim e sipër, por dinamika dhe intensiteti nuk është në nivelin e duhur nga të dyja palët. Nuk jam dakord që marrëveshja nuk është plotësuar fare nga ne,” – thotë zoti Ademi.

Por Bullgaria ka dhe një pretendim tjetër në të cilin komisioni historik nuk ka asnjë përparimi në raport me librat shkollorë, me interpretimin siç është nënshkruar në marrëveshje.

“Komisioni i historisë, që është formuar si pjesë e marrëveshjes së 2017 ka funksionuar dhe ka qenë aktive shumë për dy vite e gjysmë dhe ka arritur të punojë për dy periudha historike dhe pesë persona historikë,” – shprehet zoti Edmond Ademi.

Zoti Ademi mendon dhe shpresoj se në gjashtë mujorin e parë të presidencës portugeze të Bashkimit Evropian do e tejkalojë këtë ngërç dhe situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat