Berger turne të shahu për të rinj “Shpresat e reja”

Maqedonia

Berger turne të shahu për të rinj “Shpresat e reja”

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën organizim të ShMP “Jahja Kemal – Junior” dhe k.sh “Gambit Aseko-SEE” nga Shkupi në periudhën prej 21.12.2020 deri më 27.12.2020 i organizuan turnetë e para të Berger në Maqedoni për lojëtarët e rinj. Në kushte të pandemisë, sipas të gjitha protokolleve të FIDE-së dhe Federatës së Shahut të Maqedonisë në hapësirat e ShMP “Jahja Kemal – Junior”, turnetë kaluan në rendin më të mire të mundshëm. Kishim dy turne, njëri për lojtarët e rejtinguar (e njëjta është e paraqitur në FIDE për vlerësim-rejtingim) dhe tjetri për lojëtarët që sapo hyjnë në sekretet e shahut.

Ndër më të rinjët, vendin e parë me meritë e fitoi tetëvjeçari Pavel Krstveski me 5 pikë nga 6 ndeshje, anëtar i k.sh.Gambit Aseko-SEE nga Shkupi. Fituesi i dytë është mysafëri nga Kumanova prej k.sh “Kumanovo”, Konstantin Josevski me 3.5 pikë nga 6 parti, ndërsa vendin e tretë e ndanë Delfina Ognjanovska dhe Anastas Stojanoski me 3/6, poashtu nga k.sh Gambit Aseko-SEE nga Shkupi.

Një bête emocionuese u zhvillua në turneun e rejtinguar deri në ndeshjen e fundit në të cilën u vendos edhe fituesi i turneut. Pas një beteje treorëshe, Andrei Kalin arriti ta fitojë Xheladini Valton, i cili udhëhiqte turneun gjatë gjithë kohës duke lënë vendin e parë në ndeshjen e fundit. Maja e tabelës përfundimtare morri pamjen vijuese.

Andrei Kalin 7 pikë nga 9 ndeshje k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup

Xheladini Valton 6.5 / 9 k.sh “Kumanovo” nga Kumanova

Monika Zhezhovska 6/9 k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup

Daniel Stefanoski 6/9 k.sh “Gambit Aseko-SEE” – Shkup

Gjorgji Cvetkovski 6/9 k.sh Alkaloid – Shkup

Befasia më e këndshme e turneut ishte tetëvjeçari Daniel Stefanoski i cili arriti të ndajë vendin e tretë, duke treguar guxim të madh dhe vetëbesim, duke luajtur me kundërshtarë shumë më të vjetër dhe me siguri përfaqëson shpresë të madhe të shahut maqedonas.

Këto turne u treguan si një hap i vërtetë në kohë të një stuhie të vërtetë dhe do të jenë shpresa e vetme për të gjithë fëmijët për të cilët shahu është më shumë se një lojë, për të qëndruar në formë dhe natyrisht për të përparuar duke luajtur në turne të vërteta shahu. Së fundmi, do të doja të ftoj të gjithë lojëtarët e rinj të shahut të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në turne të tilla si Berger, të paraqiten për turnetë e ardhshme “Shpresa të reja”, të cilat janë planifikuar për muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat