“Rrymën e kam ndërpre para 13 viteve, ende më vijnë fatura dhe ftesa”

Maqedonia

“Rrymën e kam ndërpre para 13 viteve, ende më vijnë fatura dhe ftesa”

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Një ankohet se edhe pse shtëpinë e tij të vjetër para 13 viteve e ka shkyçur nga rryma elektrike, ende i vijnë në adresë fatura dhe kërkesa tjera nga Elektrodistribucioni.

Ai ka dërguar në redaksinë tonë edhe një ftesë që Elektrodistribucioni ia ka dërguar për të ndërruar orëmatësin nga shtëpia e vjetër në Dibër.

“Unë jam shkyçur para 13 viteve, nuk e di pse ende më vijnë këto ftesa dhe fatura. Në atë shtëpi me vite nuk jeton askush”, thotë banori i Dibrës, që për momentin dëshiron të jetë anonim.

Nga Elektrodistribucioni kanë sqaruar se në rastin konkret bëhet fjalë pë kërkesë për të ndryshuar orëmatësin, e jo për faturë. Nëse është bë ndonjë gabim eventual, do ta përmirësojmë, kanë thënë prej atje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat