Drejtori Festim Halili e fillon me këmbë të mbarë vitin 2021

Maqedonia

Drejtori Festim Halili e fillon me këmbë të mbarë vitin 2021

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:39
Festim Halili dhe Nazmi Odai

Drejtor i NP Radiodifuzionit Nacional Dr. Festim Halili me gjest të madh human që në ditën e parë të vitit 2021. Ai punësoi një luftëtar lirie që deri dje ishte rast social. Nga sot Nazmi Odai falë angazhimit të drejtorit Halili fillon me punë.

Ky është Nazmi Odai. Ai është një luftëtar lirie. Deri në vitin 2020 mbante familjen e tij me ndihma sociale. Jeta i kompleksohet akoma më shumë kur i filluan problemet shëndetësore dhe terapitë e dializës.

Ai nuk kërkonte mëshirë, por një punë për të mbajtur familjen e tij.

Nazmiu vitin 2021 do ta fillon si i punësuar në NP Radiodifuzioni Nacional, me një punë të përballueshme për të. Që nga mbarimi i luftës, ky veteran sot ka ditën e parë të stazhit të punës! Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat