Maqedoni: Gjobiten 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

Maqedoni: Gjobiten 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:13
Foto Ilustrim

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur 537 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 537 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”, thonë nga MPB.

MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.

Ditëve të fundit, rastet e reja dhe numri i viktimave me Covid-19 kanë filluar të bien në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat