VMRO nuk u beson reformave në gjyqësor

Maqedonia

VMRO nuk u beson reformave në gjyqësor

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

LSDM dhe Zoran Zaev po përzgjedhin vetëm prokuror dhe gjykatës të dëgjueshëm të cilët do të punojnë që ta mbrojnë krimin dhe korrupsionin, thonë nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të partisë opozitare, thotë se sistemin gjyqësor nuk mund ta reformojnë njerëz që asnjëherë nuk kanë punuar si gjykatës.

“Nëse Mariçiq dëshiron të merret me reforma, i propozojmë të merret me këta çështje:

Përse prokuroria nuk është prononcuar për 30 paraqitjet penale për krim zgjedhor gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Përse Ruskoska nuk po e pastron rastin me ekspertizën e telefonave në rastin “Zhvatja”?

Deri ku është rasti për Den Donçev?“- u shpreh Stefan Andonovski.

Pasi pushteti në bashkëpunim me Këshillin gjyqësor dhe prokurorinë, promovoi idenë për reforma, konferencat për media të opozitës nuk kanë të ndalur. Vlerësimi i prokurorëve do të bëhet në periudhë gjashtë mujore, e do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.

E në gjykata, do të vlerësohen dhjetë lëndë, pesë prej të cilave do të përzgjidhen nga sistemi kompjuterik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat