OBMR-PDUKM: Përmirësimi i gjendjes ekonomike është vetëm në kokën e Zaevit

Maqedonia

OBMR-PDUKM: Përmirësimi i gjendjes ekonomike është vetëm në kokën e Zaevit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “përmirësimi i gjendjes ekonomike është vetëm në kokën e Zaevit”.

“Zoran Zaev pa trup foli se ekonomia e Maqedonisë është stabile, ndërsa në realitet shteti ndodhen në recesion. Zaev foli pa trup se si ka shpëtuar qytetarët të mos humbin vendet e punës, ndërsa në realiteti mbi 50 mijë qytetarë ndodhen në rrugë. Për fat të keq, gjysmë milionë qytetarë kalojnë ditën me 130 denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev pa turp ka folur edhe për ndihmën e mbi 14 mijë firmave ndërsa në realitet ato ndodhen pranë kolapsit.

Ata shtojnë se me buxhetin e ri 568 milionë euro do të shpenzohen më shumë se sa do të mblidhen dhe se me siguri do të ketë ribalanc të buxhetit në mars ose prill të këtij viti.

“Zaev duhet të pranojë se me politikën e tij të keqe deficiti nuk do të ulet nën 450 milionë euro. Ekonomia është e gjallë dhe stabile vetëm për bizneset e tyre, për shkak se paratë e popillit ndahen për firmat e afërta përmes fondit për inovacione dhe masat për mbështetje të investimeve”, thuhet në fund të reagimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat