“Investimet kapitale”, Zaev pret rimëkëmbje ekonomike

Maqedonia

“Investimet kapitale”, Zaev pret rimëkëmbje ekonomike

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:46
Zoran Zaev

Qeveria u lavdërua se ka realizuar 82% të investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2020. Por një e katërta e këtyre investimeve ose 25 për qind e tyre janë realizuar në muajin e fundit të vitit, ndërsa për 11 muajt e parë realizimi ishte vetëm 56.4 për qind. Ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk u përgjigj konkretisht se si është e mundur të ketë rritje të tillë të investimeve në muajin e fundit të vitit dhe cilat projekte të planifikuara janë përfunduar.

Ky është një angazhim dhe kontribut i atyre administratorëve që bënë më të mirën, e kam fjalën për ata nga financat që nuk janë këtu me ne në ekip. Ata punuan deri në mbrëmjen e 31 dhjetorit. Ndërsa dikush filloi me festimet në shtëpi, ata punuan në ministri. Këto 82 për qind janë sepse ne kemi thirrur në telefon dhe kemi biseduar me të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit, unë si ministër, zëvendësi, këshilltarët në ministri, zyrtarët, kryeministri personalisht dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të institucioneve – tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Për kryeministrin Zoran Zaev, realizimi i buxhetit nga viti paraprak ishte i shkëlqyeshëm duke pasur parasysh krizën. 2021 është vit i ringjalljes dhe rifillimit të ekonomisë.

Qeveria, duke e shqyrtuar gjatë këtë nevojë, për një kohë të gjatë ka punuar për të krijuar kushte dhe supozime për të parë si mund ta shfrytëzojmë daljen nga kriza si mundësi unike për të bërë një hap me qëllimin të shfrytëzimit të avantazheve dhe potencialeve tona -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Vitin e kaluar, në bazë të tatimeve në buxhetin e shtetit kanë hyrë 3.2 miliardë euro ose 96.7 % e totalit të planifikuar. Shteti ka shpenzuar 3.9 miliardë euro, ose gjithsej 96.4 % të asaj që ishte planifikuar. Deficiti buxhetor është 876 milion euro, që është 8.1% e Prodhimit Bruto Vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat