ASH-AAA: Përgjigjen për ligjin për shtetësi e jep Kuvendi, jo MPB-ja

Maqedonia

ASH-AAA: Përgjigjen për ligjin për shtetësi e jep Kuvendi, jo MPB-ja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Kolicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski të përgjigjet se kush kërkoi nga ai mendim mbi propozim-Ligjin për shtetësi. Opozita kërkon edhe përgjigjen e Qeverisë dhe BDI-së për këtë qasje sipas tyre shoviniste ndaj propozim-ligjit për shtetësi.

Siç duket Qeveria LSDM-BDI bashkë me vllazërim-bashkimin e ish Jugosllavisë të kamufluar tani me slloganin “Një shoqëri për të gjithë” po na risjell edhe mendësinë moniste me të gjitha tiparate e saja. Ashtu si në kohën e komunizmit kur kërkesave legjitime të shqiptarëve u përgjigjej UDB-ja, njësoj edhe sot, punës që duhet t’i përgjigjet Parlamenti, i përgjigjet MPB-ja”-tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Opozita shton se mbi propozimin mund të negociohet në fazën e amendamente.

Çdo proppozim ligj është i negociueshëmn. Është e rëndësishme që deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së të propozojnë amendamentet e tyre. Ne jemi të gatshëm të negociojmë për të dhe të bashkëpunojmë me qëllim që t’i përgjigjemi kërkesës së mijëra qytetarëve shqiptarë që janë lënë pa nënshtetsi”-pohoi Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Nga LSDM-ja thonë se qëndrojnë prapa mendimit të Oliver Spasovskit dhe se qasja e tyre ndaj propzoimit si i tillë ishte e njohur që në fillim. Socialdemokratët shprehin gatishmëri për negociata me qëllim që ligji të miratohet me konsensus.

Përmirësimet që do t’i kërkojmë do të jenë në drejtim të respketimit të standarteve ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve të tilla. Zgjidhja duhet të jetë sistemore dhe përmbajtjesore me qëllim që t’i shmangemi efektit që duhet zgjidhur një çështje të hapen çështje tjera”-thonë nga LSDM.

Nga BDI-ja deri në këto momente nuk kishin qëndrim ndaj mendimit të MPB-së. Partia e Ali Ahmetit gjatë dorëzimit të ligjit në Kuvend kishte shprehur gatishmëri për ta mbështetur të njëjtin. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja dhe partia E Majta mbeten në qëndrimin kundër propozim-Ligjit për shtetësi të propozuar në formën në të cilën ndodhet në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat