Buzmi festohet me numër të ulët besimtarësh në Maqedoni

Maqedonia

Buzmi festohet me numër të ulët besimtarësh në Maqedoni

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Me numër të reduktuar të besimtarëve në distancë dhe me maska, në Kishën e madhe në Shkup u festua Buzmi. Kumbari i këtij viti i manifestimit ishte epidemiologu Nikolla Panovski i cili i porositi qytetarët të kenë durim dhe të shpresojnë që ky vit do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi.

“Çdo ditë do të jetë më e lehtë se dita e mëparshme. Vetëm edhe pak durim që të mos e prishim punën në fund. Do të kemi një vit më të mirë dhe vitin e ardhshëm do të mblidhemi ashtu siç i ka hije Buzmit, këtu për të kërcyer valle e muzikë, madje të pimë edhe nga pak raki”, deklaroi Nikolla Panovski – kumbar i Buzmit.

Tradicionalisht, kumbari dhe familja e tij, bashkë me vazon e Buzmit u larguan me karrocë.

Në kushte të epidemsë, degët e Buzmit në Kishën e madhe u shpërndanë në hyrjen kryesore të kishës dhe para kambanores, ndërsa munguan grupet tradicionale të fëmijëve si paralajmërues të festës së nesërme të Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat