Mickoski: Këshilli i Gjyqtarëve është i përbërë nga njerëz partiak të LSDM, me ata nuk ka gjyqësi më të mirë

Maqedonia

Mickoski: Këshilli i Gjyqtarëve është i përbërë nga njerëz partiak të LSDM, me ata nuk ka gjyqësi më të mirë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:17
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se politika nuk duhet të ndërhyjë në sistemin gjyqësor dhe duhet të mbesë anash të mos përzihet në çështjet gjyqësore.

Sipas tij, deklaratat se duhet të rishikohen proceset gjyqësore, që i japin Zoran Zaev dhe ministri Bojan Mariçiq në mënyrë të drejtpërdrejtë janë rrezik për gjyqësinë.

“Problemi është kur flasin Zoran Zaev dhe Bojan Mariçiq për gjyqësi, kjo do të thotë largim nga puna për gjyaktësit që nuk janë të dëgjueshëm apo përparim për ata që i shërbejnë Zaevit. Kjo është skandaloze”, tha Zaev.

Mickoski sqaroi edhe mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve dhe tha se në Maqedoni gjykatësit zgjidhen nga anëtarë të Këshillit të Gjyqtarëve të cilët janë të LSDM-së dhe se përderisa funksionon kjo gjyqësi, në Maqedoni nuk do të ketë sundim të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat