VMRO-DPMNE: Gjysmë milion qytetarë jetojnë në varfëri me dy euro në ditë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Gjysmë milion qytetarë jetojnë në varfëri me dy euro në ditë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:30
Foto Ilustrim

Zoran Zaev dhe familja Zaev pa turp po e përqeshin popullin. Përderisa njerëzit po zhyten në varfëri, familja Zaev hanë me në enë floriri që kushtojnë sa të ardhurat e gjysmë vitit të një familjeje mesatare.

Zaevët hanë me lugë floriri përderisa gjysmë milioni qytetarë jetojnë në varfëri me vetëm dy euro në ditë. Nuk i bëhet vonë Zoran Zaevit që 54.000 persona mbetën pa punë në vitin e fundit, ndërsa edhe 50.000 qytetarë të tjerë nuk marrin rroga me rregull.

Zaev han në enë luksoze prej floriri, ndërsa shtetin e detyroi për një miliardë euro për një tremujor, vrimën buxhetore e bëri 920 milionë euro, ndërkaq lejoi të dështojnë 200 milionë euro të personave fizik dhe juridik në likuidimin skandaloz të Eurostabndard bankës.

Për atë se sa klani Zaev është larg realitetit tregon fakti që ata madje përdorin enë floriri, populli grumbullon donacione për mjekim të qytetarëve të vet. Kulmi i paturpësisë është luksi i familjes Zaev në mes të pandemisë kur pothuajse 2.500 ndërruan jetë, ndërsa 85.000 u infektuan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat