Hoteleria në RMV në prag falimenti, kërkojnë heqjen e orës policore

Maqedonia

Hoteleria në RMV në prag falimenti, kërkojnë heqjen e orës policore

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:26
Shkup

Pas një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve në Maqedoninë e Veriut, sektori i hotelerisë ka bërë një kërkesë për heqjen e orës policore, si shkak i situatës së rëndë ekonomike që po përjetojnë. “Oda e pavarur e hotelierëve “ i ka kërkuar Qeverisë që të shtohet orari i punës, I cili që prej datës 18 dhjetori e deri më 21 janar do të jetë deri në orën 18:00.

Humbja llogaritet në miliona euro. Pavarësisht kërkesës së gastronomëve, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, është shprehur I vendosur se para datës 21 janar, orari I kufizimeve nuk do të ndryshojë.

“Ky kufizimin i orarit të punës ishte sjellë gjatë muajit të kaluar, dhe kemi thënë që do të vlejë deri më 21 janar, kur edhe mbarojnë festat, festat fetare, dhe atëherë me automatizëm rikthen në fuqi masat e vjetra për punë të bareve dhe restoranteve deri në orën 21:00. Ne do ta shqyrtojmë kërkesën e tyre për ta vazhduar orarin e punës eventualisht edhe për dy orë shtesë por kjo jo pas 21 janarit”, shprehet Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë në RMV.

Megjithëse Qeveria ka paralajmëruar se do të jepet një masë e pestë për ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve të goditura nga pandemia, sektori i hotelerisë kërkon që të ketë bonus të adresuar vetëm për këtë sektor. Një ndryshim në gjendjen e përgjithshme epidemiologjike shpresohet të vijë bashkë me vaksinat, në fund të janarit, apo fillimit të muajit shkurt. 

“Dje arriti letra për paralajmërim nga ana e mekanizmit COVAX se është e mundur që vaksinat përmes këtij mekanizmi të arrijnë kah fundi i këtij muaji apo fillimi i muajit shkurt. Ne dje aplikuam me të gjitha dokumentet lidhur me kapacitet për ruajtje të vaksinës. Praktikisht tashmë kemi aplikuar që të jemi në grupin e parë të vendeve që do ti marrin vaksinat”, tha Filipçe.

Vaksinat e para që do të vijnë janë atë që shteti ka porositur nga kompania Fajzer, ndërsa të tjerat nëpërmjet sistemit Kovaks dhe donacioneve nga shtetet anëtare të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat