MPJ: Në periudhën e ardhshme të realizohen udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup – Sofje

Maqedonia

MPJ: Në periudhën e ardhshme të realizohen udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup – Sofje

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:58
Foto Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani këtë javë kishte komunikim me Ministren për punë të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zahkarieva.

Ata kishte rënë dakord që gjatë ditëve të ardhshme të shkëmbëhen propozime nga të dy palët për Planin Aksionar.

“Roli i përfaqësuesit special Buçkovski është që në mënyrë të rregulltë të udhëtojë për në Bullgari me qëllim që të ndjekë Planin Aksionar dhe nxitjen e bashkëpunimit me ministritë në vijim.

Në këtë drejtim është e pritur që në periudhën e ardhshme të realizohen udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup – Sofje”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat