6489 gjoba për 10 ditë për shoferët e Maqedonisë

Maqedonia

6489 gjoba për 10 ditë për shoferët e Maqedonisë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme (MPB) njoftoi se brenda dhjetë ditëve, nga 31 dhjetori 2020 deri më 9 janar 2021, janë gjobitur 6.489 shoferë të cilët nuk ishin në përputhje me rregullat dhe rregulloret e trafikut.

Sipas Ministrisë, 414 gjoba janë për automjete të paregjistruara (vlefshmëria e skaduar e licencës së trafikut), 520 për ngasje pa patentë shoferi, 185 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 835 për ngasje të shpejtësisë më tepër që është e lejuar dhe 312 për parakalime të paligjshme.

“Kontrollet e intensifikuara ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve në trafik në periudhën kur zbatohen këto kontrolle.

Në nëntor 2020 krahasuar me nëntorin 2019 kemi një rënie prej 21 përqind, ndërsa kur krahasojmë dhjetorin 2020 me dhjetorin 2019 kemi një rënie prej 23 përqind të numrit të aksidenteve të trafikut. Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, viti 2020 ka numrin më të ulët të viktimave në trafik”, deklarojnë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat