Maqedoni, vazhdohet afati për pagesën e ndihmës financiare prej 6.000 denarëve për më shumë se 24.000 qytetarë

Maqedonia

Maqedoni, vazhdohet afati për pagesën e ndihmës financiare prej 6.000 denarëve për më shumë se 24.000 qytetarë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 38-të mori vendim për vazhdimin e afatit deri më 31 mars për shfrytëzimin e ndihmës financiare për :

qytetarët me të hyra të vogla, pensionistët, shfrytëzuesit e sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjtë, prindërit vetushqyes, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, artistët dhe personat tjerë të kulturës, punëtorët e filmit artistët e estradës.

Me këtë vazhdim të afatit, rreth 22.000 qytetarë që u takon mbështetja financiare dhe nuk i përditësuan të dhënat e tyre në banka dhe 2.132 qytetarë që u vërtetuan ankesat do të mund ta shfrytëzojnë ndihmën financiare prej 6.000 denarëve.

Kjo ndihmë financiare vjen si masë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat