Simovski: Qëllimi i regjistrimit të popullsisë është dhënia e pasqyrës reale për popullatën

Maqedonia

Simovski: Qëllimi i regjistrimit të popullsisë është dhënia e pasqyrës reale për popullatën

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:46
Apostol Simovski

Kreu i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski pret zbatimin e operacionit statistikor dhe se qëllimi i regjistrimit të popullsisë është dhënia e pasqyrës reale për popullatën.

Simovski shprehet se regjistrimi duhet të japë pasqyrën reale të popullatës dhe nuk duhet t’i kënaqë dëshirat partiake. Ai sqaron se regjistruesit do të zgjidhen në konkurs publik dhe se nuk do të ketë kuadro partiake.

Në kontrollimin e rezultateve, thotë Simovski, do të ketë edhe ekspert i huaj, ndërsa personat që jetojnë jashtë nuk mund të manipulojnë me lajme të rreme edhe nëse do të donin të bënin një gjë të tillë.

Ai tha se propozimi i OBRM-PDUKM-së që të merren shenjat e gishtit të dorës ose ‘fingerprint’ është joligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat