Zejdi: AAA nuk do ta përkrahë ligjin për legalizim të marihuanës

Maqedonia

Zejdi: AAA nuk do ta përkrahë ligjin për legalizim të marihuanës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:38
Skender Rexhepi-Zejd

Nuk do ta përkrahim ligjin për legalizimin e marihuanës, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd.

Në pyetjen e gazetarit se a do të mjellë ndonjë rrënjë kanabis në oborr, Rexhepi thotë se as nuk e kanë ndërmend ta përkrahin ligjin për legalizim të marihuanës, e aq më pak të mbejllin.

“As nuk e kemi ndërmend t’i mbjellim, as nuk e kemi ndërmend t’i përkrahim.

Çdo mendje e shëndoshë nuk do t’i përkrahë. Nuk besoj se do të kenë shumicën e deputetëve që do ta përkrahin për t’i mbrojtur bizneset e dikujt e ndërkaq pasojat t’i përjetojnë qytetarët”, tha Rexhepi-Zejd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat