​Varianti i ri ‘zviceran’ i virusit korona edhe në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​Varianti i ri ‘zviceran’ i virusit korona edhe në Maqedoninë Veriore

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Virusi “zviceran” apo një variant i ri i COVID-19 ka arritur në Maqedoninë Veriore, por nuk paraqet rrezik të shtuar, thonë autoritetet shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky lloj i virusit korona për herë të parë është detektuar në Zvicër. Ai tha se në laboratorët e ASHAM-it nuk është gjetur varianti britanik.

“Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Te ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër”, deklaroi Filipçe.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në COVID-19, qendrat e Shkupit, janë hospitalizuar 36 pacientë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga sëmundja infektuese. Vetëm në kryeqytet mbi 300 pacientë janë në kurim spitalor edhe 122 shtretër janë të lirë.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja është relativisht i ulët në krahasim me testet e bëra. Një vlerësim i ri i gjendjes epidemiologjike do të bëhet me 18 janar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, organ i cili këtë vit ende nuk ka mbajtur mbledhje për shkak se kryetari Zharko Karaxhovski po kurohet nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat