Spasovski paralajmëron dënimë më të larta për ata që i shkelin rregullat në komunikacion

Maqedonia

Spasovski paralajmëron dënimë më të larta për ata që i shkelin rregullat në komunikacion

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Ministri i MPB-së në Maqedoni, Oliver Spasovski sot ka paralajmëruar dënime më të rrepta për ata që shkelin rregullat e komunikacionit.

“MPB e ka për detyrë që të bëjë zgjidhje ligjore për shkelësit e rregullave në komunikacion. Kemi probleme me vetura të paregjistruara, me vetura që ndotin ambientin dhe me vetura të zhurmshme pasi ka ankesa nga qytetarët” thotë mes tjerash Spasovski.

“Në ligjin e ri thuhet se nëse ndodhin dy gabime të mëdha në komunikacion nga i njejti vozitës atëherë atij i merret përgjithmonë leja e qarkullimit” shton Spasovski.

Spasovski gjithashtu thotë se do të dënohen edhe personat që për të bërë famë në rrjetet sociale i thyejnë rregullat në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat