Nivelet e lumenjve në rënie, por akoma më të larta se mesatarja

Maqedonia

Nivelet e lumenjve në rënie, por akoma më të larta se mesatarja

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:27
Lumi i Vardarit

Nivelet e ujit të lumenjve në vend janë më të larta se mesatarja, por në ditën e dytë ato priren të ulen.

Përjashtim bën lumi i Drinit të Zi në pikën matëse në Lozhan ku niveli i ujit është më shumë se dy herë më i ulët se mesatarja për këtë muaj.

Një rënie e ndjeshme e nivelit të ujit u mat në lumin e Vardarit afër Velesit dhe Pçinjës pranë Banjës së Katlanovës.

Matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e ujit të liqeneve natyrore në vend në krahasim me matjet e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat