Ruzhin: Mendoj se mosmarrëveshjet me Bullgarinë do të ulen pas zgjedhjeve

Maqedonia

Ruzhin: Mendoj se mosmarrëveshjet me Bullgarinë do të ulen pas zgjedhjeve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:55
Nano Ruzin

“Historia është shumë më e thellë sesa një mosmarrëveshje e thjeshtë me Bullgarinë. Ne ende nuk e dimë nëse ajo po vepron me vullnetin e saj ose nëse dikush tjetër i motivon, sepse siç e dimë ka shumë euroskeptikë në vetë BE-në”, tha ish-ambasadori Nano Ruzin për “Euro Fokus”.

Sipas tij, asgjë nuk habit, madje as edhe fyerjet.

“Mund të bëhet një analizë se kjo është një mosmarrëveshje që është pjesë e fushatës së tyre zgjedhore.

Unë mendoj se mosmarrëveshja do të ulen pas zgjedhjeve dhe se do të hapet një perspektivë tjetër, nëse Borissov mbetet kryeministër. Unë mendoj se do të jetë më e lehtë të merresh me këtë problem sesa disa parti politike të ekstremit të djathtë”, tha Ruzhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat