Arrestohet një pronar i një kafeneje në Tetovë, nuk ka respektuar masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Maqedonia

Arrestohet një pronar i një kafeneje në Tetovë, nuk ka respektuar masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, dje rreth orës 21:00, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 55 vjeçarin S.I nga Tetova.

Në objektin e tij në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është punuar dhe ka pasur 10 mysafirë.

Ai është mbajtur në stacion policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë adekuate.

Lokali po ashtu është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat