Humb jetën i riu nga Prilepi, qëllohet me armë gjatë gjahut

Maqedonia

Humb jetën i riu nga Prilepi, qëllohet me armë gjatë gjahut

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

SPB Manastir sot pasdite njoftoi se ka ndërruar jetë një 25-vjeçar nga Prilepi, pasi më herët ishte plagur me pushkë gjaku në fshatin Vitolishtë në rajonin e Mariovës.

Sipas zëdhënëses së SPB Manastir, Sanja Stamatova, personi me inicialet Gj.H është qëlluar me armë nga një pjesëtar i grupit të gjahut.

“Sot rreth orës 11:06 në stacionin policor të Prilepit është raportuar se në rrethin e Vitolishtes, 25-vjeçari nga Prilepi është goditur nga një plumb i pushkës së gjahut, nga një person që ishte pjesë e grupit të gjahut. Në ora 14:55 ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar se Gj.H. nuk i ka mbijetuar plagëve”, tha Stamatova.

Autoritetet kanë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat