Temperatura më e ulët u shënua në Berovë, minus 16 gradë Celsiusë

Maqedonia

Temperatura më e ulët u shënua në Berovë, minus 16 gradë Celsiusë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Në territorin e gjithë vendit mbrëmë dhe sot në mëngjes janë matur temperatura nën zero, ndërsa më ftohtë ishte në Berovë – 16 gradë.

Në Manastir u matën -13, në Krushevë – 12, në Mavrovë -11, në Kriva Pallankë dhe në Vinicë -10, në Pretor -9, në Ohër, Prilep, Shtip dhe Strumicë – 8, në Tetovë dhe Kumanovë – 6, në Demir Kapi – 5, në Shkup, Gjevgjeli dhe Dojran – 4 gradë.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit 31 centimetra, në Manastir 17, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë shtatë, në Ohër dhe Berovë pesë, në Pretor,

Ndersa ne Topollçan dhe Gjurishtë katër dhe një centimetër në Kriva Pallankë, Tetovë, Pozharanë, Shtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat