Sugareski drejtor i ri i doganave të RMV-së

Maqedonia

Sugareski drejtor i ri i doganave të RMV-së

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:16
Goran Sugareski

Ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot zyrtarisht mori detyrën e drejtorit të Doganave të RMV-së.

Pas takimit të sotëm për dorëzimin e pozitës nga drejtori aktual i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski, Sugareski njoftoi se do t’i shërbejë me ndershmëri dhe transparencë interesave të qytetarëve.

“Sot zyrtarisht po marr një detyrë të re. Në sfidën e re profesionale, unë vazhdoj të shërbej me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë të interesave të qytetarëve dhe shtetit. Unë do të bëj çmos për të justifikuar besimin e treguar.

Do të doja të falënderoja drejtorin aktual për angazhimin e tij në Administratën Doganore. Ne mund të bëjmë edhe më shumë dhe madje edhe më mirë! Suksese të reja profesionale për një të ardhme më të mirë!”, shkroi drejtori i ri i Doganave, Goran Sugareski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat