Serbia do t’i japë Maqedonisë së Veriut 8 mijë vaksina Pfeizer

Maqedonia

Serbia do t’i japë Maqedonisë së Veriut 8 mijë vaksina Pfeizer

Më: 19 janar 2021 Në ora: 06:43
Zoran Zaev

Serbia do t’i japë Maqedonisë së Veriut 8 mijë vaksina Pfeizer. Kyeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur sot se kishte biseduar me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe se fqinji verior ka pranuar të ndihmojë, ndërsa hollësitë rreth pranimit të vaksinave do të njoftohen brenda ditës së sotme.

Serbia, sipas kryeministrit Zaev, ka ofruar të ndihmojë edhe me vaksina të prodhuesve të tjerë por për këtë është e nevojshme të sqarohen klauzolat nëse do të mund të realizohej, thanë zyrtarët.

Zoti Zaev falendëroi presidentin Vuçiç, qeverinë dhe popullin serb për aktin serioz të miqësisë dhe solidaritetit fqinjësor, siç u shpreh ai.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë vaksinat sipas çmimit të blerjes.

Ndërkohë, vaksinat e para nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të arrijnë në muajin shkurt në Maqedoninë e Veriut, autoritetet e së cilës thonë se kanë rezervuar 833 mijë vaksina për imunizimin e 400 mijë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat