Arrestohen dy persona, në shtëpinë e tyre u gjet drogë

Maqedonia

Arrestohen dy persona, në shtëpinë e tyre u gjet drogë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Në datën 18.01.2021, në bazë të urdhërit të gjykatës, nëpunësit policorë nga Stacioni policor Kërçovë kanë kryer bastisje në shtëpinë e E.D.(42) nga Kërçova.

Në të cilën gjendej edhe S.Sh.(60) nga Zvicra.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar materje pluhur dhe sende me mbetje nga materja pluhur.

Ata janë privuar nga liria dhe janë arrestuar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rrastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat