Sulm kibernetikë ndaj Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Maqedoni

Maqedonia

Sulm kibernetikë ndaj Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Maqedoni

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në Maqedoni ka njoftuar se mbrëmë ka qenë cak i sulmeve nga hakerët.

Cak i hakërreve ka qenë posta elektronike e këtij Inspektorati, me çrrastë deri tek mediat janë dërguar komunikata të vjetra të Inspektoratit në fjalë.

“Rreth orës 12:00 në mesnatë, një numër i madh i mediave kanë marrë deklaratat e vjetra të dërguara me e-mail nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit”, thuhet në njoftim.

Nga ky inspektorat këtë sulm të hakërreve e cilësojnë si presion ndaj punës së tyre.

“Këtë ngjarje e vlerësojmë si presion ndaj punës tonë dhe dëshirojmë të njoftojmë opinionin se do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë, në mënyrë transparente dhe joselektive”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat