Grubi: Çairi bëhet me pishinë, Tetova me fushë multifunksionale sportive

Maqedonia

Grubi: Çairi bëhet me pishinë, Tetova me fushë multifunksionale sportive

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:42
Artan Grubi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e radhës ka miratuar planin vjetor të Agjencisë për rini dhe sport, ka shkruar në faqen e tij në facebook zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi.

Sipas Grubit në planin vjetor të Agjencisë për rini dhe sport është paraparë që në komunën e Çairit të ndërtohet në pishinë

Kurse në Tetovë të nderohet një fushë multifunksionale sportive.

Gjithashtu Qeveria, përkatësisht Agjencia për rini dhe sport do të ndërtojë një fushë futbolli në Çegran, po ashtu një të e tillë do të ngritët edhe në Zajaz të Kërçovës, kurse në Komunën e Likovës dhe në Komunën e Dollnenit do të ngritën fusha multifunksionale sportive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat