Regjistrohen 400 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 400 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.327 testime dhe janë regjistruar 400 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, gati gjysma janë nga Shkupi 198, Tetova 16, Kumanova 28, Prilepi 14, Gostivari 9, Shtipi 8, Manastiri 7, Velesi 14, Ohri 12, Strumica 7, Kavadari 19, Struga 7, Koçani 5, Kërçova 8, Gjevgjelia 1, Negotina 2, Dibra 10, Resnja 4, Kriva Pallanka 4, Radovishi 3, Berova 3, Dellçeva 8, Probishtipi 6, Makedonski Brod 2, Krusheva 2, Makedonska Kamenica 1 dhe Demir Kapia 2.

Sot ISHP regjistroi 206 pacientë të shëruar prej të cilëve 146 janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 persona prej të cilëve 5 janë nga Shkupi, dhe nga një në Strumicë, Kavadar, Strugë, Koçan dhe Pehçevë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 89.392 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 73.983 janë shëruar dhe 2.726 kanë humbur jetën. Në Maqedoni për momentin ka 12.683 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat