Fillon procedura për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur

Maqedonia

Fillon procedura për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Bazuar në të dhënat nga Studimi i valorizimit për propozim-zonën për mbrojtjen e “Vodnos” në kategorinë e zonës së mbrojtur, duke marrë parasysh vlerat gjeologjike, gjeomorfologjike dhe biologjike, si dhe rëndësinë e veçantë për banorët e qytetit të Shkupit, u arrit përfundimi që mali Vodno plotëson kriteret për t’u shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë V – zonë e mbrojtur, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit kumtojnë se për këtë qëllim MMJPH dorëzoi iniciativë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut më 17 nëntor të vitit 2020 e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin, dhe solli Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Vodnos zonë të mbrojtur në kategorinë V – Zona e mbrojtur, me të cilën e angazhoi MMJPH të zhvillojë debat publik mbi propozimin, të përgatisë aktin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Vodno-s zonë të mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur dhe të paraqesë propozimin përfundimtar në Qeveri për miratim.

Nga Qyteti i Shkupit theksuan se për përfshirjen e opinionit të interesuar ekziston një njoftim i projektaktit për komentimin në faqen e internetit të MMJPH dhe ENER, do të mbahet debat publik mbi projektaktin midis 1 dhe 5 shkurt të vitit 2021 (me njoftim shtesë dhe ftesë në media dhe në faqen e internetit të MMJPH) dhe do të ketë kërkesa për mendime dhe takime me institucionet qeveritare, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe komunitetin e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat