I pari do të vaksinohet, Venko Filipçe

Maqedonia

I pari do të vaksinohet, Venko Filipçe

Më: 20 janar 2021 Në ora: 21:43
Venko Filipçe

As sot nuk arritën vaksinat nga Serbia. Ende nuk është gati dokumentacioni i duhur për transportin e vaksinave informon për TV21 i pari i shëndetësisë Venko Filipçe. Nga ministria nuk janë decid se në cilën datë do të arrijnë këto vaksinat, vetëm thonë se negociatat për importin e vaksinave janë në zhvillim e sipër.

“Negociatat trepalëshe janë duke u zhvilluar në lidhje me importin dhe lëshimin e vaksinave që duhet të arrijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Republika e Serbisë. Shteti ka importuar dhe do të vazhdojë të importojë vaksina, i njëjti protokoll që zbatohet për barnat dhe vaksinat e tjera vlen edhe për këtë transport”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë të parët që do të vaksinohen janë personeli mjekësor, të sëmurët kronik dhe të moshuarit. Ndërsa nga zyrtarët i pari që do të vaksinohet do të jetë vetë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Me siguri nga zyrtarët do të jetë ministri Filipce, ashtu është rendi, së bashku me mjekët pas tyre do të duhet të jetë ministri Filipce. Edhe njëherë them se do të jem ndër të parët dhe i pari pas ministrit. Nuk dua tja marr të drejtën e asnjë qytetari sepse edhe unë jam si gjithë të tjerët. Unë dhe familja ime, të afërmit e mi do ta pranojmë vaksinën”, tha Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga ministria informojnë se vaksinimi do të bëhet në punkte pranë shtëpive të shëndetit në vend, nëpër klinika, spitale dhe kapacitete tjera shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat