Maqedoni: Kafenetë dhe restorantet prej sot do të punojnë deri në ora 21:00

Maqedonia

Maqedoni: Kafenetë dhe restorantet prej sot do të punojnë deri në ora 21:00

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:34
Ilustrim

Restorantet dhe objektet tjera hotelerike prej sot do të punojnë deri në ora 21:00.

Këtë vendim i mori Qeveria në seancën që e mbajti të martën.

Nga ky vendim përjashtohen objektet hotelerike në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” dhe Aeroportin “Apostol Pavle” në Ohrë, si dhe restorantet ose hapësirat për ushqim në hotele, motele, hostele, pansione dhe objekte tjera për akomodim.

Objektet hotelierike që përgatisin dhe shesin ushqime mund të shesin në një mënyrë alternative me porosi online ose telefonike dhe të bëjnë dorëzimin ose të mundësojnë vetë-mbledhjen e porosisë jashtë objektit hotelierik përmes një stendë ose banaku në lidhje me masat themelore për dezinfektimin, duke mbajtur maska dhe distancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat