Grubi – Arifi: Bashkëpunimi qeveri-komunë sjell përfitim për Tetovën

Maqedonia

Grubi – Arifi: Bashkëpunimi qeveri-komunë sjell përfitim për Tetovën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:39
Grubi – Arifi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij priti kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e realizuara deri më tani për Tetovën.

Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se me Arifin janë dakorduar se bashkëpunimi i afërt midis qeverisë dhe komunës së Tetovës ka sjellë përfitime për qytetarët e Tetovës siç ishte përfundimi i projektit të rrjetit të ujësjellësit bashkë me stacionin e filtrimit të ujit të pijshëm me çka përfundimisht u mbyll kjo çështje.

Grubi gjithashtu ka thënë se “bashkimi bën fuqinë” dhe këtë tashmë e dëshmoi sigurimi i 5 autobusëve urban për Tetovën përmes bashkëpunimit Qeveri-Komunë, me ç’rast ne kontribuuam për një transport me të sigurt për udhëtarët dhe për një komunikacion më efikas.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi gjatë këtij takimi përshëndeti miratimin e planit vjetor të Agjencisë për rini dhe sport nga ana e Qeverisë përmes të cilit Tetova fiton një fushe multifunksionale sportive.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat