Apasiev: Kushtetuta më obligon mua që të mos i pranoj ata që bëjnë regjistrimin e popullsisë në mes të pandemisë

Maqedonia

Apasiev: Kushtetuta më obligon mua që të mos i pranoj ata që bëjnë regjistrimin e popullsisë në mes të pandemisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:53
Dimitar Apasiev

Kryetari dhe deputeti i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev thotë se “Ligji për regjistrim në mes të pandemisë dhe në gjendje të shpallur krize është në kundërshtim me nenin 39, paragrafi i dytë i Kushtetutës së RM-së”.

Sipas këtij neni në Kushtetutë, qytetari ka të drejtë dhe e ka për obligim që t’i mbrojë ta avancojë shëndetin e tij dhe të tjerëve.

“Kjo do të thotë se unë me Kushtetutë, jam i obliguar që të mos pranoj ata që bëjnë regjistrimin e popullsisë në mes të pandemisë për shkak se mund të më infektojnë me COVID-19.

Ai tha se po të mos kishte “gjyqësi Kacarska” kjo do të binte.

“Nëse kam kohë këto ditë, mund që t’ua kontestoj për t’i testuar qëndrimet e “juristëve të pashëm” dhe të qeshim me studentët me ushtrimet juridike”, tha Apasiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat