Komuna e Çairit i jep donacion dy ambulanca Qendrës Shëndetësore në Shkup

Maqedonia

Komuna e Çairit i jep donacion dy ambulanca Qendrës Shëndetësore në Shkup

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Qendra Shëndetësore në Shkup sot pranoi dy ambulanca për transportim të pacientëve, donacioni është nga Këshilli i Komunës së Çairit. Fondet e destinuara për dekorimin e Vitit të Ri u shpërndanë nga komuna për të mbështetur shërbimet shëndetësore në luftën kundër COVID-19.

Në një deklaratë për media, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe falënderoi Kryetarin e Komunës Visar Ganiu për përgjegjësinë e lartë shoqërore dhe ndërgjegjësimin në punë.

“Ky është një donacion i rëndësishëm. Ky segment i Shërbimit Emergjent Mjekësor është një segment shumë serioz dhe i rëndësishëm në sistemin e përgjithshëm shëndetësor, të cilin ne vazhdimisht po e azhurnojmë. E gjithë parku vozitës prej më shumë se 3/4 është rinovuar plotësisht, me blerje nga Ministria e Shëndetësisë, nga donacionet që arritën në periudhën e kaluar”, theksoi Ministri Filipçe dhe shtoi se shëndeti publik ka luajtur një nga rolet kryesore në trajtimin, transportin, ndihmën e parë dhe diagnoza e pacientëve me koronavirus.

Ministri Filipçe informoi se për momentin ekziston procedurë për instalimin e instrumenteve speciale për navigacion GPS, kamera në të gjitha automjetet në Qendrën Shëndetësore në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat