Mbyllet një lokal në Gradec të Gostivarit për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Maqedonia

Mbyllet një lokal në Gradec të Gostivarit për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:48
Foto ilustruese

Policët e Departamentit Policor Gallate bashkërisht me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, më 18.01.2021 kanë mbyllur një objekt në të cilën janë gjetur shtatë persona mysafirë dhe pronarë pas orarit të punës.

“Është bërë kontroll në objekt në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit, në pronësi të B.A (39) nga Gradeci.

Gjatë kontrollit, në objekt janë gjetur shtatë mysafirë dhe pronar, i cili është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor”, thonë nga policia.

Nga ISHT-ja lokali është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat