Komunat të painteresuara për zbatim të Ligjit për banim

Maqedonia

Komunat të painteresuara për zbatim të Ligjit për banim

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë vite nga afati i fundit në të cilin në pajtueshmëri të Ligjit për banim, pronarët e banesave ishin të detyruar të caktojnë drejtues ose të regjistrojnë bashkësi të pronarëve, brengos ajo që një pjesë e kryetarëve të komunave ende nuk kanë emëruar inspektorët komunal për banim, ndërsa edhe në ato komuna ku ka të emëruar inspektorë, ata nuk veprojnë në pajtueshmëri me obligimet e tyre ligjore, thonë nga Komisioni rregullator për banim në raportin për gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2020, shkruan Meta.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të dorëzuara nga ana e komunave ekzistojnë vetëm katër inspektorë për banim. Më shumë se i dukshëm është fakti se ka mungesë të inspektorëve për banim nëpër komunat në Maqedoni”, thuhet në raport.

Në të potencohet se me këtë sillet në pikëpyetje funksionimi i Ligjit për banim.

“Gjithashtu, Komisioni rregullatore për banim ka të dhëna se rrallë cila nga komunat ka vendosur regjistër të ndërtesave të banimit dhe banesave dhe regjistër të drejtuesve të banesave të banimit. Komisioni rregullator për banim përkujton se në Ligjin për banim ka mundësi ligjore që inspektorët komunal për banim të dalin në terren. Në qoftë se konfirmojnë se në ndonjë ndërtesa banimi, banimi-afariste ende nuk ka të regjistruar bashkësi të pronarëve ose nuk kanë angazhuar drejtues, munden dhe janë të obliguar të ndërmarrin iniciativa dhe të dorëzojnë propozim deri te gjykata në sektorin për procedurë jashtgjyqësore për sjellje të vendimit për emërim të drejtuesit të detyrueshëm nga ana e gjykatës i cili e zëvendëson vendimin e pronarëve të pjesëve të posaçme ose marrëveshjen për marrëdhënie të ndërsjella”, shkruan në raport.

Nga komisioni informojnë se numri i përgjithshëm i banesave të banimit të cilët janë të menaxhuara nga ana e drejtuesit ose bashkësisë së pronarëve në fund të vitit 2020 është 6.829.

“Në periudhën nga 1 korriki deri më 31 dhjetor të vitit 2020, është shënuar ulje e vogël e numrit të bashkësive të regjistruara të pronarëve. Sipas të dhënave të marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka të regjistruar gjithsej 2.730 bashkësi të pronarëve. Gjithashtu, edhe numri i bashkësive të shuara  të pronarëve ka rritje të konsiderueshme dhe i njëjti për këtë periudhë është 849 bashkësi”, thuhet në raport.

Në gjashtë muajt e fundit ka pasur një rritje të dukshme në numrin e ndërtesave të banimit që menaxhohen nga drejtues të licencuar dhe numri i tyre tani është 4,099 (me gjithsej 95.132 pjesë të ndara, gjegjësisht hapësira banimi dhe afariste).

“Poashtu, ka pasur një rritje të numrit të pjesëve të ndara, gjegjësisht banesa dhe hapësira afariste, për dallim nga gjysma e dytë e vitit 2019 kur ai numër ishte 3.783 (me gjithsej 87.214 pjesë të ndara, gjegjësisht banesa dhe hapësira afariste), që do të thotë se ka një rritje të konsiderueshme mbi numrin e pjesëve të ndara, gjegjësisht banesave dhe hapësirave afariste të cilat menaxhohen nga drejtues të licencuar. Ekziston tendencë e fshirjes së bashkësive të pjesëve të ndara, ndërsa rritje të numrit të angazhimit të drejtuesve”, konstatojnë nga Komisioni rregullator për banim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat