Shtetësia, Ali Ahmeti: Nuk ka më shumë se 3.500 persona pa shtetësi, shumica janë rom

Maqedonia

Shtetësia, Ali Ahmeti: Nuk ka më shumë se 3.500 persona pa shtetësi, shumica janë rom

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:48
Ali Ahmeti

Nuk ka më shumë se 3.500 persona pa shtetësi dhe shumica janë rom. Kështu tha lideri i BDI -së, Ali Ahmeti në emisionin “Politica” në Tv Globi. Ai tha se kjo çështje është politizuar shumë pa pasur nevojë. Sipas tij, për 12 vite rreth 15.000 qytetarë janë pajisur me shtetësi.

“Sa mbaj mend unë është dramatizuar e politizuar në vendin tonë. Është politizuar nga politikanë, aktivistë të ndryshëm. Jo shqiptarët janë 40 %, jo jemi 50 %. Është manipuluar me nënshtetësit, jo qenkan 100 mijë, jo 50 mijë.

Për periudhë 12 vjeçare janë bërë rreth 15.000 shtetësi.

Në tërësi, sipas të dhënave dhe njoftimet që më janë bërë autoritetet që merren me këto probleme, nuk ka më shumë se 3.500 qytetarë pa shtetësi. Shumica prej tyre nuk janë shqiptarë, por i takojnë entintetit rom”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat