Pendarovski deri të enjte duhet të deklarohet rreth Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Pendarovski deri të enjte duhet të deklarohet rreth Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:54
Stevo Pendarovski

Kryeministri Zoran Zaev nuk asgjë kontestuse në vendimin e presidentit Pendarovski që të konsultohet me ekspertë  para se ta nënshkruajë Ligjin për regjistrim.

Sipas Zaev, në këtë mënyrë do të merret vlerësim profesional.

“Me vjen mirë që presidenti i shtetit me ekspertë edhe një herë do ta shqyrtojë ligjin. Do të jetë edhe një përmurse”, tha Zaev.

Nga OBRM-PDUKM bëjnë thirrje Pendarovskit të mos nënshkruajë dhe nëse nuk e bën këtë, ata do të mbledhin nënshkrime për anulimin e ligjit.

Pendarovski deri të enjten ka afat nëse do të nënshkruajë ligjin për të hyrë në fuqi, ndërsa sot po të njëjtin ligj e përshëndeti ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kate Marie Byrnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat