Ministria e Financave të Maqedonisë publikon thirrje publike për projektin “Blej shtëpi blej banesë”

Maqedonia

Ministria e Financave të Maqedonisë publikon thirrje publike për projektin “Blej shtëpi blej banesë”

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Ministria e Financave ka shpallur thirrje publike në të cilën qytetarët këtë vit do të mund të aplikojnë për subvencion të kredisë për strehim nga shteti, përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë”.

Qytetarët do të mudn të aplikojnë deri më 31 dhjetor 2021 për subvencion shtetëror të pjesëmarrjes ose këstin mujor për të blerë banesë ose shtëpi.

“Subvencioni është aprovuar për një hua strehimi deri në 50.000 euro, periudha e ripagimit e së cilës nuk është më e shkurtër se 20 vjet dhe mund të arrijë deri në 20.000 euro, sipas modelit të zgjedhur të subvencionit dhe shumës së kredisë. Sipas modelit të zgjedhur, periudha e subvencionuar mund të jetë deri në 11 vjet.

“Qytetarët mund të aplikojnë për 6 modele të ndryshme që ofrojnë përfitime të ndryshme në varësi të faktit nëse duan të aplikojnë për një subvencion mujor të huasë ose të marrin pjesë, në varësi të faktit nëse po aplikojnë për të blerë banesë apo shtëpi dhe në varësi të moshës”, thuhet në thirrje të Ministrisë së Financave, manuali i së cilës në faqen e internetit mund të gjendet më shumë rreth modeleve.

Subvencionimi me këste për 3 vitet e para është 2.9 përqind, dhe për vitin e katërt dhe të pestë 3.9 përqind, ndërsa në pjesëmarrje, interesi është 4 përqind për të gjithë periudhën e ripagimit plus një Euribor 6-mujor./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat