“I pushtetshmi”, assesi të filloj procesi gjyqësor

Maqedonia

“I pushtetshmi”, assesi të filloj procesi gjyqësor

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Gjykimi ku një ndër të akuzuarit është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski assesi të filloj. Sot i anulua për shkak se të akuzuarin Vecko Zdraveski gjykata tek sot e ka gjetur .

Në seancat e kaluara thirrjet i kanë dërguar në adrës në të cilën ai nuk ka banuar, ndërsa për seancën e sotme është thirru përmes telefonit. Seanca e radhës është caktuar për më 17 shkurt.

Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar 13 persona, përfshi edhe deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshski dhe babai i tij.

Deputeti Milloshoski akuzohet se si deputet me ndikim ka ndikuar që t’i shitet prona shtetërore babait të tij në një vlerë shumë të ulët në Makedonski Brod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat