Gjykimi për rastin “i pushtetshmi” shtyhet përsëri

Maqedonia

Gjykimi për rastin “i pushtetshmi” shtyhet përsëri

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:11
Antonio Milloshoski

Gjykimi për rastin ku njëri nga të dyshuarit është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, assesi të fillojë.

Gjykimi i sotëm u shty sepse të akuzuarin Vecko Zdravevski gjykata tek sot e ka gjetur. Për seancat e kaluara ftesat janë dërguar në adresa në të cilat nuk ka jetuar ai, ndërsa për seancën e sotme ai është ftuar përmes telefonit.

Gjykata i dorëzoi aktakuzën, por pasi i akuzuari nuk ka qenë i njoftuar me përmbajtjen, seanca u shty. Në rastin “I pushtetshmi” të akuzuar janë gjithsej 13 persona, përfshirë edhe Antonio Milloshoskin dhe babain e tij.

Deputeti akuzohet se ka ndikuar që babai i tij të blejë me çmim të lirë prona shtetërore në Makedonski Brod, me çka është shkaktuar dëm prej 50 mijë eurove. Seanca e radhës është caktuar për 17 shkurt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat