ASH-AAA për rastin “Monstra”: Është montim klasik politik

Maqedonia

ASH-AAA për rastin “Monstra”: Është montim klasik politik

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Zejdi Rexhepi në emër të koalicioni ASH-AAA tha se rasti Monstra është montim klasik politik.

Sipas tij po të bëhej fjalë për terrorizëm, doemos duhet të ketë motiv, porositës dhe përfitues, e që sipas Zejdit nuk dihen.

“Është montim klasik politik për faktin që me të njëjtat fakte nga 2002, nga procesi i parë, ku dihej mirë se ishte montim politik, me të njëjtat fakte prokuroria thriret dhe tregon dëshmi.

Kjo është në interes të disa qarqeve shtetërore. Arsyeja do të del më tutje, mirëpo ajo që ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë edhe më tutje, na tregojnë cili mund të jetë motivi, cili është porositësi dhe kush përfiton nga një çështje e tillë. Akuza për terrorizëm është akuzë shumë e madhe dhe doemos duhet të ketë motiv, porositës dhe përfitues.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat