Naser Ziberi zgjidhet Avokat i Popullit

Maqedonia

Naser Ziberi zgjidhet Avokat i Popullit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:11
Naser Ziberi

Me 61 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, Naser Ziberi u zgjodh Avokat i ri i Popullit.

Ziberi do të zëvendësojë Ixhet Memetin, i cili për vite me radhë ka qenë Avokat i Popullit në RMV.

Ziberi ka qenë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit kuvendare, nga radhët e BDI-së.

Pas propozimit të tij për Avokat të Popullit, ka pasur kritika të shumta në drejtim të BDI-së, të cilët gjatë fushatës theksuan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, nëse Zyberi nuk do të jetë kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat